Rrëfehet motra e Ukshin Hotit: Ende më shkon mendja që është gjallë

Myrvete Hoti-Kasumi, motra e Ukshin Hotit, ka thënë se përderisa s’ka argumente te fakteve që e vërtetojnë se Ukshin Hoti s’jeton më, ende beson se ai është gjallë.

“Ende më shkon mendja që është gjallë”, ka thënë ajo për T7.

E pyetur se ku mund të ndodhet Ukshin Hoti, ajo ka përmendur burgjet sekrete të Serbisë.

“Sigurisht e kanë majtë në burgjet sekrete”, ka thënë ajo në FRONTAL.