‘Big Brother VIP3’ ka pak javë që ka përfunduar, por ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Mjafton një postim i tyre në rrjetet sociale dhe menjëherë fansat komentojnë dhe flasin për ta.
Ndjekësit e tyre janë shumë kuriozë të dinë se si po shkon jeta e tyre tani që reality show ka përfunduar. Ata duan të dinë nëse vazhdojnë miqësitë apo edhe ‘armiqësitë’ e krijuara brenda shtëpisë së BBV3.
Nga postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale vëmë re se disa prej tyre takohen shpesh, ku darkojnë së bashku apo edhe dalin për jetë nate.
Mbrëmë Ledjona Xheledinaj ka zbuluar se ka qenë në një club me Julian Dedën. Ish-banorja e “Big Brother VIP3” ka postuar një video ku tregon se çfarë bën ish-finaliste teksa ndodhet në club.
Aktori i dashur për publikun shfaqet duke luajtur në telefon dhe Ledjona e ka shoqëruar videon me fjalët:
“Kur je 50 vjeç dhe të merr shoqëria me zor në club”.
Juli e ka ripostuar këtë video në “Instastory” por ka vendosur që të mos shkruaj gjë.