Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka komentuar futbollistët e Kombëtares shqiptare.
E ftuar tek emisioni “Kampionët” i Marina Vjollcës në “TvKlan”, ajo nuk ngurroi të jepte nga një vlerësim për secilin futbollist sa i përket pamjes dhe jo lojës.
Komentet e saj për futbollistët e kombëtares:
Ajeti
Shpresoj që çunat e Kombëtares të mos e marrin shumë seriozisht këtë dhe e them që i dua të gjithë dhe do jem me ju deri në pikën e fundit ashtu siç jeni, do jem me Kombëtaren tonë.
Ajeti është një çun tepër i mirë.
Broja
Unë mendoj se çunat shqiptarë janë yje kështu që edhe ky është yll, yll.
Ismajli
Nuk i isha fut rrugës. Nuk i kisha fol nëse do më ngacmonte.
Bajrami
Duket se është çun mamaje, kështu kam një ndjesi.
Gjimshiti
Duket superlojtar, por nga pamja të tremb.
Ramadani dhe Berisha
Yje, yje!
Mitaj
Loçkë!
Hysaj
Pavarësisht se ka ndodhur ky incidenti i vogël që po flitet mendoj se ky është mashkull që meriton shumë më shumë.