I ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili. Ai ka folur për jetën e tij profesionale
dhe atë private teksa është ndalur tek kjo e fundit ku ka treguar për një moment të errët dhe një luftë të egër që ka përjetuar me jetën e tij përgjatë kohës së virusit Covid19.
Ai shprehet se kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës së tij, ku ka qëndruar 21 ditë në koma
dhe për këtë i është falenderues të birit i cili i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë.
“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital.
Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua.
Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri
dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë,
me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli.”