Finalistët e Ferma VIP, kanë treguar ndjesitë dhe kanë folur për eksperincën e tyre pas përfundmimit të reality show-t.
Në studion e Ferma Club, disa javë më parë ishte Valeri ai që bëri një deklaratë të fortë,
duke u shprehur i sigurt në se dyshja Albano dhe Baby G, kanë bërë seks gjatë qëndrimit te Njishi.
Sot Baby është shprehur se ndërpret çdo marrëdhënie me Valerin jashtë Ferma VIP.
“Valerin nuk do e kem asnjëherë shok. Në shtëpi e kam toleru shumë, por jashtë nuk rri me njerëz si Valeri. Njëherë më ka lidhur puna. Kurrë më me Valerin”, tha Baby.
Por edhe Valeri ka insistuar për bindjet e tij me Albanon.
“Nuk do më kesh asnjëherë shok si Albano, nuk do bëhem asnjëherë shok ashtu”, tha Valeri.
“Ti ke Florin”, përfundoi Baby G.
Kujtojmë se pasi u eliminua nga loja, Valeri u shpreh se ishte i bindur se dyshja kishin bërë seks dhe se mundohen të gënjejnë publikun.
“Jam 1 milion % i bindur që kanë pasur një nate të zjarrtë te dhoma e Njishit.
Mua s’ma hedh dot njeri. Janë te dy për Oscar si aktor, si mundohen të gënjejnë publikun.
Pasi kishin fjetur bashkë erdhën dhe na than që donin të jepnin mesazhin se një vazjë dhe një djalë flen bashkë dhe nuk bëjjë asgjë.
Kjo mu duk komplet fallco qëkur e thanë”, tha Valeri asokohe.