Ethet e Euro2024 i kanë bërë tifozët kuqezi tepër kreativë. Teksa këngët e vallet dhe plisat e tupanat nuk mungojnë në rrugët e Dortmundit, para sfidës me Italinë, vëmendjen e ka rrëmbyer një vajzë e veshur me një fustan të dizenjuar me motive kombëtare.
Nga djaloshi me fytyrën shqiponjë që nuk mungon në asnjë ndeshje të kombëtares, Europiani na ka kaluar te vajza shqiponjë, e cila u identifikua për mikrofonin e A2 CNN si Vjosa Pllana nga Kosova.
E pyetur nga gazetari Erald Kodheli, se si i lindi ideja për fustanin shqiponjë, e reja nga Prishtina tha se dëshira për të shkuar si një shqiponjë në stadium e ndihmoi të realizonte këtë veshje.
“Vetë e kam përgatitur për lojën. Si shqiponjë e kam dasht me shku në stadium. Vetë e kam pas idenë, se shumë, shumë e du shqiponjën. Dhe krejt Kosova, ndaj kam dasht me shku si shqiponjë në stadium. Jam e sigurt që kena me fitu.”/A2CNN