Sot, i ftuar në “Ferma Club” ka qenë fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP” i cili u emocionua kur foli për të ëmën.
“Mendoj që është shumë krenare atje ku është”, tha ai.
Fituesi shprehet se në momentin që u shpall fitues u kthye menjëherë për të parë reagimin e familjarëve, veçanërisht babait të tij.
E përsa i përket çmimit të madh ai u shpreh:
“Nuk kam qenë duke pritur 100 mijë euroshin të bëj diçka. Do i mbaj në bankë dhe kur t’ja kem nevojën do i përdor”