Me surle e tupana, tifozët shqiptarë e “kallin” atmosferën në Dortmund

Mbrëmjen e sotme, me fillim nga ora 21:00, Shqipëria nisi fushatën e saj të Euro2024 kundër Italisë në Dortmund, Gjermani.

Nw rrugët e Dortmundit, shumë tifozë janë mbledhur e po vallëzojnë nën ritmet e daulleve e surleve.

Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në kokë plisin, kurse ngjyrat kuq edhe zi në veshje nuk mungojnë pothuajse te asnjëri nga ta.

Mes flamurit kuqezi, vende-vende është parë edhe ai i Kosovës.