Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka qenë gjithmonë e diskrete për jetën e saj private.
Alketa ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, dhe shpesh i mban ata larg publikut për të mbrojtur privatësinë e tyre.
Mirëpo, për herë të rrallë, ajo ka ndarë një foto në media sociale ku shfaqet pranë vajzës së saj në një vizitë në Londër.
Ajo ka shkruar në postimin e saj: “Sa të dua, o shpirti im! Bebja që m’u bë shoqe kaq shpejt.”
Në fotografinë e publikuar, Alketa dhe vajza e saj duket sikur janë motra, duke treguar një lidhje të ngushtë dhe dashurinë e thellë mes tyre.
Shiko foton: