Kishte shkuar në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit për vitin 2024, por Muharrem Gashi nga Podujeva ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit atje.
Siç kanë njoftuar familja, i ndjeri ka vdekur në Qabe, ku kishte shkuar të kryejë obligimin fetar.
“Te dashur miq shok familjar ju njoftojm se ka ndrruar jet babà jon Muharrem H Gashi vdekja ka ndodhur ne qabe atje ku shkoj ta kryej obligimin feter “, thuhet në postimin e familjes.