Një tjetër artist i është bashkuar menaxhimit të Jetmir Agajt.
Ai është një prej këngëtarëve më të njohur, i cili kohët e fundit nuk ka sjellë projekte të shumta por projektet e tij vijojnë të jenë në playlist-at e dëgjuesve.
Nëse ju kujtohet fraza “Je m’appelle Kidda”, e dini fare mirë këngën “Malli” që u bë hit.
Po, Kidda është tashmë pjesë e kompanisë menaxhuese të Jetmir Agajt.
“Mirë se erdhe super ylli im Kidda!”, shkruan Jetmiri në postimin e tij.
Artisti gjithashtu ka ndarë një video të shkurtër nga projekti i ri dhe i pari që zhvillohet me këtë bashkëpunim, titulluar “Vetvetja”.
Kujtojmë që Jetmir Agaj ka disa emra artistësh në kujdesin e tij si Bardhi, Luiz Ejlli e Dardan.
Shiko foton: