Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, deklaroi se sinjali i mirë për qytetarët e Kosovës do të ishte sikur Kosova në këto kohë të ishte duke negociuar për anëtarësimin në BE, dhe jo për heqjen e masave.
“Shikojeni në çfarë regresi jemi kthyer në këto katër vjet të kësaj qeverie. Për heqje të masave, ashtu siç ka qenë për vendosje të tyre, kërkohet unanimitet në mes të shteteve anëtare, dhe ky është tregues real për ta ditur në të vërtetë ku jemi ne”.
“Nuk besoj në këtë momentum siç është rezultati i zgjedhjeve në BE që shefat e shteteve anëtare do të merren me çështjen e Kosovës, duke marr parasysh që ka ndoshta tema shumë më të nxehta, siç është lufta në Ukrainë apo kriza në Lindjen e Mesme, të cilat e mbulojnë agjendën e tyre”, deklaroi Ahmetaj në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.