Sara Gjordeni dhe Bardhi shpërndajnë vazhdimisht momente të bukura nga marrëdhënia e tyre dhe pritja e ëmbël.
Çifti, që u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, janë aktiv nga rrjetet sociale dhe ndjekësit nuk i kursejnë komentet pozitive për ta.
Në disa foto të postuara në “Instagram”, Sara duket teksa kafshon Bardhin në faqe. “I thashë do të t’i grij faqet jashtë, s’më besoi”, shkruan ajo me humor.
Sara Gjordeni, Bardhi, Egla Ceno
Mes fansave, komentoi edhe fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, që i ka dalë “në mbrojtje” Bardhit.
“O Zot i madh, lëri mi rehat Bardhin nga faqet”, shkruan aktorja, ndërsa Sara i përgjigjet më tej: “hajde shpëtoje se vetë nuk ikën ky harroje, i lezeton. Love u”.
Egla vazhdimisht ka shprehur mbështetjen për çiftin Sara – Bardhi dhe i ka uruar të jenë gjithmonë të lumtur, së bashku me fëmijën që presin të vijë në jetë së shpejti.