Sot shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës, ku përveç një seance të Kuvendit të Kosovës, është paraparë edhe një parakalim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Rreth 1500 pjesëtarë të FSK-së me armatim të paparë do parakalojnë sot.
Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.
Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.