Kompania “Timak” e ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri.
Ky automjet ishte paralajmëruar para disa javësh edhe nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.
“Timakut” që eksporton makina në 20 shtete të botës, në prezantimin e prototipit në një video në Facebook, ka treguar se emri i makinës së parë të tillë është “Shota”.
“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”.