Në Prishtinë është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor 2024.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe për komunitetet që jetojnë në Kosovës, derisa tha se mundohen që sa më shumë të kenë bashkëpunim me të gjithë.
“10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17 për qind e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serbë. Bashkëpunojmë mirë dhe kanë ministri për komunitete, kam tre zv.ministra. E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë mire me të gjithë, dhe me komunitetet të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike, por ka barrierë gjuhësore”, ka thënë kryeministri Kurti.
Kryeministri në fjalimin e tij tha se nevojitet sa më shumë bashkëpunim dhe investime në ekonomi.
Ai gjithashtu u shpreh se problemet nuk janë më serbët, por me Serbinë, që nuk është distancuar nga Millosheviqi.
“Problemet nuk kanë të bëjnë me serbët, por me Beogradin që nuk u distancua nga Millosheviqi i të kaluarës, dhe as nga Putini i të tashmës, pra jo me popullin, por me qeverinë. Pra, serbët në Kosovë”, tha ai.
Ndryshe, në samit janë duke marrë pjesë edhe Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë./Telegrafi/