“Ne besojmë se rendi juridik ndërkombëtar mbështetet në vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për ne, Rezoluta 1244 është ende aktuale dhe e vlefshme dhe të gjithë duhet t’i përmbahen asaj, edhe pse kemi mosrespektim të saj tashmë 20 vjet e më shumë.
Deri më sot ka vetëm përpjekje nga pala perëndimore që të anulohet Rezoluta dhe praktikisht të shpallet pavarësia e Kosovës”, ka pretenduar ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq.
Ai ka shtuar se akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës “është i njëanshëm dhe se nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe as me rendin kushtetues të Serbisë”.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të respektojë dokumentet që ata vetë miratuan, siç është, sipas fjalëve të tij, pikërisht rasti me Rezolutën 1244.
“Përndryshe është një mashtrim i madh. Siç e dini, kjo nuk është hera e parë që përballemi me mashtrime të tilla. E njëjta gjë ishte me Marrëveshjen e Brukselit. Çfarëdo që na kanë premtuar, në fund del se kanë gënjyer”, ka thënë ky ish-shërbëtor i vogël i kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Të njëjtën servilizim që e ka pasur ndaj Millosheviqit tani e përdor edhe ndaj shefit të tij të ri duke pretenduar se, “Serbia e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, udhëheq një politikë racionale që do të vazhdojë të bazohet në parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit”.
Duke folur për kritikat ndaj Kuvendit Gjithëserb të mbajtur në Beograd, Daçiq ka thënë se ngjarje të ngjashme me vite të tëra organizohen nga partitë shqiptare, boshnjake dhe kroate, për të cilat, sipas tij, askush nuk ka thënë asgjë të keqe.
Tani, pretendon Daçiq, “kur Parlamenti Gjithëserb miratoi Deklaratën për Respektimin e Marrëveshjes se Dejtonit”, kjo e shqetëson dikë, ka shtuar ai.