Ushqimet e mira dhe të këqija/ Mjeku Bardhi: Ja çfarë duhet të konsumojmë në mëngjes dhe në darkë për një organizëm të shëndetshëm

Mjeku Luçiano Bardhi ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për ushqimet e mira dhe të këqija dhe se çfarë duhet të konsumojmë në mëngjes dhe darkë për një organizëm të shëndetshëm.

Ai thotë se edhe drithërat, buka e kosi duhet të eliminohen nga dietë e mëngjesit.

“Duhet të bëjmë kujdes me vezët. Sot më shumë kosto ka kur e blen vezën në market, sesa të mbash një pulë që bën vezë. Drithërat, buka dhe kosi duhet të eliminohen nga dita e mëngjesit. Sot nuk mund të konsiderohet bukë me gjalpë margarina, pasi nuk është i shëndetshëm. Nëse ushqimet janë të industrializuara ushqimet janë më të dëmshme. Bamja është shumë e shëndetshme. Nuk them të konsumohet bamja në mëngjes, por në drekë. Pora brokoli dhe bamja janë më probiotikë. Ato ushqime që nuk pëlqejmë janë më të shëndetshme.

Veza dhe omëleta nuk të mbajnë të ngopu, duhet përdorur dhe gjalpë. Të konsumosh kafe me biskotë nuk është e shëndetshme në përgjithësi. Edhe kafja turke ka shumë antioksidante, ka më shumë vlera se ekspresi. Deri më sot kemi menduar se mëngjesi është vakti më i shëndetshëm, por kemi qenë gabim. Mëngjesi nuk është kusht tek të rriturit. Mund të konsumohet vaj ulliri.“, u shpreh ai.