Sezoni i ri i emisionit “She’s on Top” sapo ka nisur dhe konkurrentet kanë rrëfyer pak nga jeta e tyre personale.
Mes tyre edhe Elfrida, vajza e cila ka bërë një rrëfim rrëqethës, për atë se çfarë i ka ndodhur kur ishte në moshën 9-vjeçare.
Ajo tregon se i hodhi sobës benzinë pasi ishte fikur dhe kështu mori flakë i gjithë trupi i saj. Pasi u nis në Tiranë për mjekim me ambulancë, ajo qëndroi 4 muaj në reanimacion dhe mjekët rrezikonin t’ja prisnin dorën për shkak të djegies së kockës.
Ajo mes lotëve tregon se ka shkatërruar gjithçka që prindërit kishin ndërtuar dhe i ka ngelur peng. Gjithashtu tregon se për shkak të shenjave në trup deri më tani ka pasur komplekse dhe nuk ka veshur kurrë rroba të shkurtra, pasi nuk i pëlqente shikimi që merrte nga njerëzit e tjerë.
“Kujtova se ishte motra, se e kam pasur motrën dy vjeçe, kujtova se ka ngelur brenda. Unë jam Elfrida 18 vjeç, jam nga Bajram Curri. Në moshën 9-vjeçare në vitin 2016 në dhjetor unë pësova një aksident i cili nuk ishte as fatal as një gjë e mirë për mua. Unë dhe vëllai së bashku me dy kushërirat e mia ishim në shtëpi, po shikonim televizor dhe në dhjetor ne vendosim sobën. Ishte fikur zjarri dhe për mos u ftohur vendi, unë mora një shishe me benzinë dhe e futa në sobë.
Ai depërtoi direkte në murr dhe më kapi mua mbrapa tek shpina.Ndjeva nxehtësinë dhe dola me vrap jashtë. Më janë zhveshur vetë rrobat prej flakës. Kisha stres se po digjej shtëpia dhe kisha vëllain brenda dhe nuk është se kisha hallin tim. Nuk kisha as mamin as babin. Nuk e kam treguar asnjëherë sepse nuk kam mundur ta tregoj. Më kanë mjekuar pak dhe më kanë nisur menjëherë me ambulancë në Tiranë dhe kam ndenjur 4 muaj në reanimacion. Kam pasur shumë të djegur dorën, veç kockën edhe thoshin që duhet të ma prisnin dorën.
Pas një javë ka ardhur vëllai dhe motra, i kam parë aty tek spitali. Ka qenë dy vjeçe dhe kuptonte çdo gjë edhe fëmija dy vjeç kapet pas mamit dhe babit, ajo asnjëherë nuk është kapur me të, thoshte do të rri me Idën dhe meqë është sëmurë Ida unë do iki tek tezja. U ndjeva fajtore se shkatërrova çdo gjë që kishte krijuar mami dhe babi, distancën mes tyre, ishim të shpërndarë të gjithë, mami me babin tek unë. Nga ai moment nuk kam veshur më rroba të shkurtra. Në publik nuk kam dalë asnjëherë me të shkurtra sepse shikimi i njerëzve më bezdiste shumë, më shikonin njerëzit si gjynah.
Shiko videon nga minuta 22:00.