Edona James u bë virale gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, për natyrën e saj të butë e të sjellshme.
Por edhe u kryqëzua nga publiku për një intervistë që e kishte bërë vite më parë me mediat serbe.
Lidhur me këtë temë, në Sol të Klan Kosovës, Edona ka dhënë sqarimin e intervistës.
Ao është shprehur se nuk e ka bërë për ti shkaktuar dëm Kosovës, dhe se nuk ndihet si serbe.
“Kam komente që më shkruajnë ‘o serb’ ose ndonjë të tillë, por unë nuk jam ndjerë kurrë serbe dhe nuk do të ndihem asnjëherë. Unë e di çka ka ndodh ndaj nesh, dhe nuk e harroj kurrë”, tha Edona.
“Unë jam një artiste, një artiste shkon për punën e saj. Në atë kohë më kanë dhënë shumë para, edhe unë në atë kohë jam bullizuar, jam ofenduar, bullizimi është i vogël. Një shqiptari është quar në këmbë për të m’i thënë të gjitha të zezat”.
“Unë këtë nuk e kam bërë në dëm të Kosovës,për t’i bërë dëm vendit tim ku jam rrit, ku i kam rrënjët”, është shprehur Edona.