Një debat i fortë u zhvillua mes ish-fermerëve dhe shkak është bërë një pyetje e Valerit lidhur me Dijonisin.
Ai pyeti nëse ky i fundit është i arsimuar, pasi sipas tij ka një fjalor mjaft të varfër.
Kjo fjali ka revoltuar Glorian, e cila tha se Dijonisi ka vlera dhe ka punuar gjithë jetën, ndërsa theksoi se fermerët jo domosdoshmërisht duhet të kenë arsim të lartë.
Pjesë nga biseda:
Valeri: Mua më duket pak i varfër në shprehi, pak i varfër, mbase nga shkolla… Nuk e kam marrë vesh akoma, çfarë shkollimi ka Dijonisi apo s’ka bërë?
Gloria: O Valer, ç’lidhje ka kjo? Jo, jo, këtu nuk të lejoj unë! O Valer po ç’të duhet ty, ai është fermer, fermerët çfarë shkolle kanë bërë.