Aureli tregon se Saide e tradhëtonte Gertin dhe se e përdori që të merrte letrat italiane.
Moderatori: Di gjë ti çfarë ndodhi mes Gertit dhe Saides?
Aureli: Do të vërtetën? Këta u dashuruan aty, i kisha nuhatur. Të dalim tek tema direkt, u njohën, u fejuan, Gerti e mori në Itali, ka marrë Gerti dhe një shtëpi dy katëshe në Bergamo të Italisë,
katin e dytë do ia bënte për ëndrrën e thonjëve që kishte ajo, por një pasdite të bukur, me një perëndim të ëmbël, çuditërisht Gerti i zbulon ca mesazhe tradhtie, por që e anashkalon Gerti këtë pjesë sepse nga dashuria e bëri një sy qorr dhe vesh shurdh dhe në fund, kur nuk mbante më ujë pilafi,
Gerti zbuloi që Saide po e përdorte për të bërë letrat. U ndje i lënduar dhe pikëlluar. Kjo është dramë, të hidhesh nga kati i dytë. Unë i kam marrë i kam pyetur të dyja palët. Versioni i saj ishte pa fakte e prova, versioni i Gertit ishte me fakte dhe prova.