Elisabeta, 12-vjeçarja nga fshati Mengaj i Kavajës, e cila është e paralizuar dhe e pamundur për të ndjekur shkollën si bashkëmoshataret e saj, merr ndihmë me mësimet nga mësuese Gleni, e cila i shkon çdo ditë në shtëpi.
Ato kanë një marrëdhënie të veçantë sot, çka e ka bërë Elisabetën të përparojë në komunikimin me familjarët e saj, e të shprehë gjithashtu preferencën për leximin, muzikën apo edhe politikanët e preferuar.
Duke folur për “Real People” në Euroneës Albania, Elisabeta ka rrëfyer disa nga ëndrrat e saj.
“Më pëlqen të lexoj. Letërsia më pëlqen më shumë se matematika”,-tha Elisabeta.
Ajo ka zbuluar edhe se çfarë profesioni do të bëjë në të ardhmen:
“Dua të bëhem avokate. Avokati i ndihmon njerëzit. Më pëlqen muzika, Alban Skënderaj”,-tha ajo.