Teksa dy koleget kanë pasur marrëdhënie shumë të afërta me njëra tjetrën,
duket se Graciano Tagani mund të ketë lëvizur ujërat e partnerës së tij Argjira Spanca dhe ish-banores së BBV3, Erjola Doçi.
Keqkuptimi fillimisht nisi mes dy banorëve, kur kërcimtari i zbuloi SMS-të Erjoles, që Romeo Veshaj i kërkone lidhje. Tashmë situata duket se ka ndikuar e në miqësinë e dy vajzave të ekranit.
Argjira ka qenë e ftuar në emisionin “Cherry on Top” ku dhe ka folur lidhur me jetën e saj profesionale dhe private madje ka ndarë më tepër detaje lidhur me programet që do të drejtojë. Një ndër ta është edhe “She’s On Top”, për të cilën Bora e pyeti nëse Erjola do të jetë në juri, por për këtë nuk u dha një përgjigje konkrete prej Argjirës, ku kjo e fundit u shpreh se ende po diskutohej.
“Ide e lezetshme, nuk është se nuk e kemi menduar, por ende nuk e kemi vendosur. Nuk jemi në një fazë vendimtare. Këto vendime i marrim me Manushin, por ende po shohim. E kemi menduar Erjolën, por normalisht ajo ka edhe disa angazhime të tjera. Hë moj Bora (qesh). Nuk ka lidhje marrëdhënia e Gracianos me të, unë Erjolën e respektoj, e kam kolege”, u shpreh Argjira.
Ndonëse u mundua që mos të pasqyrojë tension, mikesha pranë dy vajzave, flasin për një ngrirje të raporteve mes tyre, duke zgjedhur që mos të komunikojnë më me njëra-tjetrën. Moderatorja Erjola Doçi në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Albania 3”.
E ftuar në “Mos i bjer me top”, ish-banorja është pyetur rreth disa situatave të ndodhura në shtëpi, debateve që ajo ka pasur dhe raportet me bashkëjetuesit e tjerë në atë shtëpi. Erjola u pyet për debatin e ashpër me Graciano Taganin, pasi ky i fundit u shpreh gjatë qëndrimi në “BBV” se mes Erjolës dhe Romeo Veshajt ka pasur një flirt jashtë shtëpisë vip, ku ka sipas balerinit, Romeo ka ngacmuar Erjolën.
“Ishte një ndër situatat më të hidhura”, kjo ishte fraza, e cila u theksua gjatë bisedës nga Erjola që normalisht se po fliste për Gracianon.