“Big Brother VIP 3” duket se do të fillojë pa moderimin e
Arbana Osmanit dhe veprimi i djeshëm nga ana e prezantueses e tregon hapur këtë gjë.
Ajo ka munguar mbrëmjen e djeshme në festën e organizuar për festat e fundvitit.
Teksa të gjithë personazhet më me zë ishin në studio, Arbana Osmani ka zhvilluar në darkë me stafin e saj të restorantit që ka hapur prej disa javësh te Piramida.
Një shenjë e qartë se prezantuesja nuk do të jetë pjese e formatit e realityshow, por duket se është larguar edhe nga TCH.
Kujtojmë që “Big Brother VIP 3” do të nisë transmetimin të shtunën e 13 janarit dhe në moderimin emisionit me gjasa do të jetë Ledion Liço.