Ish-banorja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes, ka reaguar në një InstaStory lidhur me kërcënimet dhe ofendimet e fansave të personazheve të tjerë kundër saj.
Bukuroshja tregon se ofendime vijnë dhe ndaj familjarëve të saj dhe “këshillon” të gjithë personazhet të edukojnë fansat e tyre.
“Jam njeri edhe unë! Ndonjëherë mërzitem sepse janë disa fansa që mbështesin x personazhe dhe janë shumë ofendues. Jo kundrejt meje sepse mua nuk më intereson fare, por kundrejt familjarëve.
Kështu që unë nëse kam diçka mundohem të flas me fansat e mia dhe ti edukoj kështu që të njëjtën gjë bëni dhe ju”, u shpreh Efi.