Lladrovci bënë një foto me Pecin e Lucin, merr vëmendje prapavija

Kryetari i Komunës së Drenasit, ka ‘provokuar’ përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

I shoqëruar nga dy politikanë me mbiemra karakteristik, Faton Pecin dhe Nita Lucin.

Mirëpo, takimi i Lladrovcit me ministrin e Bujqësisë dhe Ambasadoren e Kosovës në Norvegji, ka marrë vëmendje edhe për shkak të pamjes mbrapa tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në vizitë te miku ynë në Oslo, z. Besim Mehaj, bashkëveprimtar i çështjes kombëtare dhe shok i Fehës dhe Adem Demaçit, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Norvegji, Shkëlqesinë e Saj, Dr. Nita Luci, me Ministrin Faton Peci dhe ish ministrin, Armend Mehaj. E kaluara jonë dhe e tashmja, na bën të ndjehemi krenar për përkushtimin e qytetarëve tanë për lirinë e Kosovës dhe fuqizimin e shtetësisë. Sot e gjithmonë jemi bashkë, për kombëtaren e Kosovës në futboll. Të gjithëve na bashkon kombëtarja dhe vullneti i madh për fitore. Na e dimë kush është Norvegjia, por, futbollistët tanë kanë zemër dhe po bëhen gati për sfida të mëdha dhe sukseset”, ka shkruar Lladrovci.