“Kë sheh më të rrezikuar?” Xhensila dhe Ditea tregojnë fermerët që nuk do të prekin finalen

Moderatorja Fjoralba Ponari ka pyetur Ditean dhe Xhensilën se kë shohin si dy fermerët më të rrezikur, të cilët nuk do të prekin dot finale.

Ditea Berisha përmendin emrin e Xhensilës dhe Robertin, duke e argumentuar si dy hyrjet më të reja.

“Xhensilën, duke qenë se ka ardhur më vonë dhe Robertin”, tha Ditea.

Nga ana tjetër, Xhensila tha se sipas gjykimit të saj nuk e meriton Dijonisi dhe Çiljeta, ndaj kësaj të fundit i dhuroi hajmalinë duke e dërguar direkt si finaliste.

“Atë që unë mendova si të rrezikuar i dhurova hajmalinë, në gjykimin tim. Më pak e meriton edhe Dijonisi, pjesën tjetër e shohim në vazhdim”, deklaroi Xhensila. /vizionplus.tv