Fakti që Bora Zemani dhe Heidi Baci nuk ndiqen në ‘Instagram’ ka nxitur aludimet se mes tyre gjërat nuk po shkojnë dhe aq mire.
Por, kjo është sqaruar nga vetë Heidi.
Ish banorja e “BBV” ishte e ftuar sot në “Wake Up” dhe e pyetur për këtë temë ajo tha se sapo mësoi për lajmet i ka bërë menjëherë “follow” Borës.
“Shkojmë shumë mirë. Nuk ka asgjë. Është shumë e vështirë të shkosh keq me mua. Jam një tip i qetë kështu që përgjithësisht nuk kam probleme me njerëzit.
Në jug kaluam shumë mirë. Jam kënaqur. Ishte një natyre fantastike dhe kishte një perëndim shumë të bukur”,
tha ajo duke u dhënë kështu fund aludimeve për një krisje të marrëdhënieve.
Pra me pak fjalë, dy kunatat shkojnë shumë mirë bashkë!
Etiketa: Bora ZemaniHeidi Baci