Romanca e Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka qenë tejet e komentuar sa ishin në Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pasi shumë nga ish-banorët nuk besuan në këtë lidhje dhe u tha se po e bënin vetëm për lojë.
Megjithatë, ata edhe pas daljes e kanë dëshmuar se po vazhdojnë ta shijojnë njëri-tjetrin.
Siç e diskutuan në BBVA, çifti bëri një pushim në jug të Shqipërisë së bashku me familjarët e prezantuesit nga Vlora.
Në një intervistë në ‘Wake Up’, modelja tha se po e shijon kohën në Shqipëri dhe se me Romeon ka raporte shumë të mira.
“Shumë mirë, normalisht që është diçka e re jashtë sepse është më ndryshe. Normal që marrëdhënia është e njëjtë, por që jashtë ka situatë tjetër rri më larg e kemi mësuar veten ai të bëjë gjërat e veta, unë të miat”, u shpreh ajo.
Tutje Baci theksoi: “Sikur po njihemi nga fillimi, është shumë emocionuese. Çdo gjë është shumë mirë”.