Sezoni i pushimeve verore sapo ka filluar dhe me ndihmën e platformave të shumta të rezervimit të udhëtimeve, organizimi i pushimeve nuk ka qenë kurrë më i lehtë.
Megjithatë, nëse planifikoni të rezervoni një akomodim në të cilin nuk keni qenë kurrë ose nuk keni rekomandim nga një mik, duhet të bëni kërkimin tuaj tërësisht përpara se të vendosni se ku të qëndroni, sepse përndryshe mund të gjendeni në situata të pazakonta.
Kështu, ndodhi me një përdoruese në TikTok, e njohur si Clarisa Murgia, e cila përmes një videoje tregoi se kishte rezervuar një dhomë hoteli me pamje nga deti, por me të mbërritur ajo u prit me një surprizë.
“Ndihem e mashtruar. Asnjëherë nuk jam mashtruar kështu nga askush”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos. Derisa përmes videos ajo tregonte se si pamje e detit ishte në fakt një fotografi që e tregonte peizazhin. Kjo video e saj, mori miliona klikime në TikTok prej kur u publikua.