Analisti Ilir Mirena është tallur me Albin Kurti, i cili ka thënë se audio-incizimi i Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq është i montuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse kjo bisedë është e montuar, atëherë e tillë është edhe darka e Kurtit me shkrimin turk Orhan Pambuk.
“Nese, sipas Albin Kurtit biseda e Mimozes me zemlakun e saj Radojqiq eshte e montuar, atehere edhe darka e Kurtit me Pamukun eshte e montuar me softvera te inteligjences artificiale. Kurre s’ka ndodh ajo darkë”, ka shkruar Mirena.