Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedës në mes të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojiçiq, dhe pas arsyetimeve që kryeministri Albin Kurti është munduar t’i japë sot rreth asaj bisede.
Haradinaj ka thënë se Kurtit po i bie maska dhe e ka pyetur Kurtin se pse ka kërkuar partneritet me Radojiçqin, kur e ka ditur se ka qenë i ndjekur nga organet e rendit që nga viti 2018 dhe i sanksionuar nga SHBA prej dhjetorit 2021.
Tutje Haradinaj i ka thënë Kurtit se ende s’është përgjigjur se si pas lirmit nga burgu, më 17 janar 2004 ishte gjetur i mbuluar me batanije në makinën me agjentët serbë, Gollub e Bodan Donqiq.
Haradinaj në fund e ka ftuar Kurtin të përgjigjet, duke thënë se s’mund të fshihet pas patritozimit që sipas Haradinajt Kurti nuk e ka pasur asnjëherë.
“Po të vjen fundi Albin”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i plotë;
Po të bjen maska Albin!
Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?
Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?
Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!