Ish-deputeti, Gani Geci ka komentuar situatën aktuale të politikës dhe ka deklaruar se “Zajednica” ka ardhur nga ish-presidenti Hashim Thaçi e jo nga kryeministri aktual, Albin Kurti.
Geci ka theksuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe është marrëveshje ligjërisht e obliguar por që në Kuvendin e Kosovës nuk e votojnë shfuqizimin e saj pavarësisht situatës politike dhe “zërave” për të.
“Du me hy në situatën politike, kur në vitin 2013 Hashim Thaçi e ka pruar Zajednicën. Askush nuk mundet me thanë që e ka pru Zajednicën Albin Kurti.
Nuk e ka pru, është ratifiku marrëveshja për Asociacionin në 2/3 e Kuvendit në vitin 2013. Është marrëveshje valide, ligjërisht e obliguar. Nuk e bëjnë shfuqizimin e saj”, ka deklaruar Geci./ TvDukagjini/