Ish-deputeti, Gani Geci ka deklaruar se ka hetuar gjatë vitit 2009-2010-2011 terroristin serb, Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin për burimin e financimit të grupeve të ndryshme kriminale.
Geci deklaroi në TV Dukagjini se ai personalisht ishte ftuar nga amerikanët, pasi që ishte në detyrë si Kryetar i Komisionit për Agjensionin e Kosovës për Inteligjencë, ka filluar hetimet për Radoiçiqin dhe Veselinoviqin dhe duke shkuar edhe deri tek pika 1 dhe 31 në veriun e vendit.
“E kemi fillu hetimin e Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radojqiqit”.
Ai ka treguar se mbi shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit ka qenë “antena e Valës 900”.
Geci deklaroi se gjatë hetimeve të tij ai ishte i veshur me uniform të ushtrisë amerikane, e ‘normalisht’ me leje speciale për shfrytëzimin e tyre.
“Në vitin 2009-2010-2011 kemi filluar hetimin për Milan Radoiçin dhe Veselinoviqit me amerikan. Unë si ndihmës i tyre dhe KFOR-i amerikan i Bondsteelit. Unë si Kryetar i Komisionit Për AKI. Kemi filluar hetimin e Zvanko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit. Isha me uniform amerikane dhe e kam thirr Halil Baranin, dhe e kam pyetur për kah po i marrin financat. Nga po financohen grupet kriminale. Kam veshur uniformat amerikane deri në pikën 31. Kemi punuar për financimin e tyre e ato kanë ardhur nga shqiptarët tanë”, deklaroi Geci.