“A sa janë shtuar mashtruesit”, Xhensila thumbon Bes Kallakun në njërin prej koncerteve të saj?

Një video e Xhensilës në njërin prej koncerteve të saj është bërë virale në rrjetet sociale.

Në momentin kur po performonte këngën “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, Xhensila tha disa fjalë, për të cilat përdoruesit thonë se thumboi Bes Kallakun.

“A sa janë shtuar mashtruesit këto kohë, sa janë shtuar”, ishin fjalët e këngëtares, përpara se të niste performancën e saj “flakë”.