“A keni lanë njeri pa sha qe 15 vjet?” – Ramabaja përplaset me Mirenën

Sonte po diskutohet për përgjimin e publikuar Kusari-Radoiçiq.

Kur fjalën e mori analisti Sadri Ramabaja, ai u ndërpre nga analisti Ilir Mirena.

“Sa mirë me i ni prej juve këto fjalë, thirrje për gjuhë të matur e të kujdesshme, e çka keni bo more ju që 15 vjet? A keni lënë njeri të gjallë pa sha e pështy?”, i tha Mirena – Ramabajës.

“Unë nuk po flas në emër të partisë, po flas në emrin tim personal”, ia ktheu Ramabaja.

“Çka ndodhi tash me rolin e viktimës”, tha Mirena.

“Nuk është kreativitet me shpik tema të paqena”, i tha Ramabaja Mirenës.

“Ju jeni shpikësit e linçimit në këtë vend, le te ju bie në mend çka keni bo”, shtoi Mirena.