Këngëtarja Xhensila Myrtezaj kërkon nga Gjykata e Tiranës që martesa e saj me aktorin Bes Kallaku të zgjidhet pa faj, pra me kërkesën e vetme se lidhja nuk funksionon më dhe martesa e ka humbur qëllimin e saj.
Referuar kërkesës në gjykatë, Xhensila ka si kusht të vetëm për bashkëshortin që pas ndarjes t’i lërë kujdestarinë e dy fëmijëve dhe t’i paguajë një pension ushqimor në vlerën e 150 mijë lekëve të vjetra në muaj, për të dy.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur nga këngëtarja.
“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në padinë e dorëzuar për herë të dytë në gjykatë.
“Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re.
Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok.
Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.
Më datë 1 Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike.