Plane për martesë dhe fëmijë? Efi Dhedhes habit me përgjigjen

E ftuar në spektaklin e djeshëm të “Në Kurthin e Piter Pan” ishte Efi Dhedhes.

Siç e dimë, ose të paktën siç e ka deklaruar ajo, Efi është beqare.

Ajo i ka dhënë fund një lidhjeje kohë më parë për të cilën ka folur dhe publikisht ndonëse nuk ia kishte zbuluar identitetin partnerit.

Por edhe pse ende beqare, ajo mendon dhe i ka planet e qarta për martesën dhe familjen e saj të ardhshme.

“Dua një familje të vogël jo shumë të madhe. Unë jam shumë e lumtur dhe mund të them që jam në fillimet e mia që të kuptoj se çfarë është lumturia.”- është shprehur ajo.