Pjesëmarrja e Gracianos në sezonin e dytë të “Big Brother VIP” solli shumë zhurmë dhe interes nga publiku, sidomos për shkak të veprimeve të tij në lojë.
Megjithatë, pas daljes nga shtëpia e famshme, ai ka ndarë një përshtypje të fortë në lidhje me marrëdhëniet e tij me ish-banorët.
Në një intervistë të zhvilluar sot me Argjirën, partneren e tij, dhe Beniadën, Graciano ka rrëfyer se pas daljes së tij nga BBVIP, është ndjerë sikur të gjithë të tjerët e kanë izoluar.
Ai ka pohuar se përveç disa personave si Rikja, Liam, dhe Endri, askush nuk ka komunikuar me të.
“Nuk është se kam dalë nga vetja pa arsye! Unë jam si ‘persona non grata’ i këtij sezoni, sepse askush nga banorët nuk më flet,” deklaron Graciano në një tonë të qartë dhe të sinqertë.
Kjo deklaratë ka shkaktuar komente dhe spekulime të ndryshme në rrjetet sociale, duke shtuar misterin për pasojat e ndarjes së tij nga BBVIP.
Shiko videon: