Opinionistja Ori Nebijaj u shpreh në Post BBV3, se Heidi Baci ka dhënë një shembull të mirë në këtë edicion, nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej, por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument.
“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qendori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj. Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”, është shprehur Ori.