Kompania shqiptare Timak do të zbulojë prototipin e parë të automjetit ushtarak

Prodhuesi shqiptar i strukturave të automjeteve Timak deklaroi se po ndërton prototipin e parë të mjetit ushtarak të blinduar, i cili do të përfundojë javën e ardhshme.

Kompania do të zbulojë prototipin më 17 qershor, në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris.

Kështu të paktën bëri me dije për “SeeNews”, CEO e Timak, Arjeta Puca.

Faqja e internetit e Timak tani paraqet një kategori të re automjetesh për përdorim policor dhe ushtarak, duke përfshirë automjete për mbrojtje nga shpërthimi, SUV të lehta për transportin e personelit dhe pajisjeve, kamionçina të lehta taktike për transport fleksibël të terrenit dhe transportues të personelit të rëndë për transport të trupave të mëdha.

Puca nuk pranoi të thotë se kur pritet të fillojë prodhimi i automjetit të ri.

E themeluar në vitin 2016, Timak fokusohet në prodhimin, konvertimin dhe instalimin e superstrukturave të automjeteve të ndryshme, si autoambulanca, zjarrfikëse, cisterna uji, automjete për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore dhe verore.

Ajo ka zyra në Bullgari, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Turqi dhe Mal të Zi.

Së bashku me familjen, Puca ka themeluar në vitin 2016, kompaninë Timak.

Ajo ka prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Turqia.

Timak me seli në Kashar, është në bisedime, mbi mjete të tjera, të cilat do të arrihet të prodhohen me ndihmën e organizatave të huaja humanitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com