Roza Lati ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku ndër të tjera ka folur edhe për krahasimin që iu bë me Luiz Ejllin, pasi imitoi veprimin e tij në BBV2.
Për ju që nuk e mbani mend, Roza në fillim të BBV3 u ngrit para gjithë banorëve gjatë Prime, një veprim ky që menjëherë mori reagimin e Romeos që i tha se po imitonte Luizin.
Sa i përket kësaj, Roza ka thënë sot se nuk e mbante mend atë veprim të Luizit, por i erdhi natyrshëm, pasi të gjithë iu vunë kundër pas incidentit me Merin.
“Ngritjen e Luizit në këmbë nuk e mbaj mend. Mua më erdhi natyrshëm ta bëja, ti shihja në sy që më ishin vënë kundër për një incident me Merin.”