Gjatë ditës së djeshme me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, çifti Luiz dhe Kiara kanë pranuar një akt të papritur dhe të ëmbël, nga një fans i zjarrtë ka zgjedhur të bëjë një gjest të veçantë për të festuar së bashku me familjen Ejlli.
Dhurata e veçantë e realizuar në zemrën e New York-ut, në sheshin ikonik të Times Square, përmbajti në vete fotografitë e familjes Ejlli, me theks të veçantë në vogëlushen Luna Mari Ejlli.
Për të shënuar festën e fëmijëve, 1 qershorin, një urim i ngrohtë u shfaq në madhështinë e ekranit të madh: “Gëzuar 1 qershorin Luna Mari”.
Gjesti i ëmbël vijoi me një bekim për familjen nga i njëjti admirues: “Zoti bekoftë familjen Ejlli”.