Gjendje katastrofe është shpallur në disa qarqe në jug të Gjermanisë.
Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në Mekenbeuern 1 mijë e 300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.
Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman.
Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror.
Një mërgimtar që jeton në München ka dërguar në redaksinë e Insajderit një video ku shihet gjendja aktuale në këtë qytet. Me sa duket ai ka vendosur që këtë situatë ta kalojë me qetësi, duke dëgjuar këngët e Shyhete Behlulit.