Sara Hoxha u përfol për një lidhje të mundshme me reperin gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”, për një foto që u shpërnda gjerësisht në media.
Fituesja e DTWS zbuloi për herë të parë që ky lajm ka qenë i rremë, dhe se me reperin ndajnë vetëm miqësi.
“Së fundmi kanë shkruar shumë lajme të pavërteta.
Kam qenë te ditëlindja e një shokut tim, është këngëtar i famshëm në Gjermani.
E njohim familjarisht, siç e njoh unë, e njeh dhe Ledri, Dhurata, jemi shumë miq.
Qëlloi që na bëri gëzuar dhe erdhi afër meje, u bë lajm me komente të tmerrshme dhe nuk më vinte mirë”, tregon Sara./Sinjali/