Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani. Nga 1 Qershori dy rregulla të rëndësishme edhe për Ballkanin hyjnë më në fund në fuqi.
Ligjet e reja që lehtësojnë ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore në Gjermani, kancelari gjerman, Olaf Scholz i quajti në Bundestag vitin e kaluar “hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, hap tjetër për të siguruar rritjen ekonomike edhe për të ardhmen, dhe një hap tjetër që tejkalon paralizën e disa dekadave.”
Pas miratimit të ligjeve në Bundestag më në fund hyjnë në fuqi më 1 Qershor dy ndryshime ligjore që u miratuan në Gjermani vitin e kaluar.