Në mes të vorbullës së thashethemeve mbi Xhensina Myrtezajin, është përfshirë edhe Majk. Me apo pa dashje.
Këngëtari publikoi ditën e djeshme në profilin e tij një video të Xhensila Myterezajt ku shfaqej tejet seksi duke kërcyer.
Por, i kishte ndryshuar audion, duke i vendosur këngën e Majk “Temelin” në sfond, teksa kishte etiketuar të dy këngëtarët.
Kjo video u publikua më pas në Instastory nga këngëtari, i cili u pendua dhe e fshiu shpejt. Mirëpo, jo aq shpejt sa ndjekësit mos t’i bënin screenshot. Në media filloi të aludohej mbi veprimin e tij. Pse e publikoi dhe pse e fshiu? Një ngacmim? Diçka më shumë? Apo një bashkëpunim?
Majk nuk ka dashur të lerë vend për asnjë spekullim mbi këtë temë dhe ka bërë shpejt një sqarim.
“Për të gjitha portalet që e kanë keqkuptuar, kjo është video që e kam postuar pasi dëgjova këngën time në sfond”, shkruan këngëtare./vizionplus.tv