VIDEO/ Erërat e forta lëvizin aeroplanin në pistë

Erërat e forta në SHBA kanë lëvizur një aeroplan të kompanisë American Airlines i cili është goditur në aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worht ne Teksas.

Siç raportohet ai është një Boeing 737-800, i cili peshon dhjetëra tonë, që ishte parkuar në portën C21 për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave që frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë.

Megjithatë erërat ishin aq të forta, sa aeroplani i parkuar filloi të lëvizë sikur të ishte i ndërtuar “prej letre”.