Rrjeti po zien/Çfarë po ndodh mes Romeos dhe Vesës së BBV?

Në festën e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, i ishte bashkuar edhe Vesa Smolica, bashkë me disa ish banorë të tjerë.

Mirëpo hyrja e saj ka marrë mjaft vëmendje, kjo pasi u pa mjaft e afërt me Romeon, i cili është në një lidhje dashurie me Heidin.

Prekjet e Vesës ndaj Romeos nuk u pritën dhe aq mirë, duke u interpretuar si shenjë afeksioni.

Sikurse shihet edhe në këtë video, Vesa i shtrëngon dorën Romeos, e madje duket sikur nuk do ta lërë të largohet.